LAJMI I FUNDIT:

Zahaqi përfiton nga Master Plani i KEDS-it

Zahaqi përfiton nga Master Plani i KEDS-it

Zgjerimi i rrugës magjistrale Pejë – Prishtinë, respektivisht hyrje – dalja e Pejës, në fshatin Zahaq, nga ana e qeverisë, ka sjellë me vete edhe një projekt shumë domethënës për komunitetin e këtij fshati nga ana e Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS.

Vendosja e shtyllave të reja elektrike, heqja e shtyllave të tensionit të lartë, të cilat po zëvendësohet me shtrirje të kabllove nëntokësorë, përveç sigurimit të furnizimit më stabil me energji, do të rrisin edhe sigurinë për ekonomitë familjare dhe biznesore të Zahaqit.


Zëdhënës i KEDS-it, Viktor Buzhala tha se në këtë lokalitet janë shtrirë tri kilometra kabllo nëntokësor.

“Ne i jemi përgjigjur këtij projekti. Përfitimet janë të mëdha për konsumatorin. Së pari me shtrirjen e rrjetit nëntokësor rritet siguria dhe po ashtu tensioni do të vije kualitativ dhe stabil në këtë zonë të gjërë”, tha Buzhala.

Duke qenë në hyrje të qytetit, Zahaqi njihet edhe si zonë industriale e Pejës, meqë në këto anë kanë shtrirje edhe disa biznese të mëdha dhe fabrika. Nisur nga kjo edhe investimi që KEDS po e bënë këtu është i mirëpritur.

Blerim Nikqi banor i zonës dhe njëherit Asambleist i Kuvendit Komunal të Pejës, zhvillimin e punimeve në Zahaq nga ana e KEDS-it e vlerëson lartë. Ai thotë se investimi nga KEDS ishte mëse i domosdoshëm.

“Infrastruktura energjetike, rrjeti elektrik i vjetëruar vërtet kanë bërë që shpesh herë të ketë rënie tensioni, ndërprerje të paplanifikuara të energjisë dhe rreziku nga ekspozimi i qytetarëve ka qenë jo i vogël”, tha Nikqi.

Sipas tij, me zhvillimin e këtij projekti tashmë kanë filluar të shihen përmirësimet në këtë aspekt.

“Operatorët që shihen këtu, këta të KEDS-it, me dinamikën e tyre, janë për çdo lëvdatë. Përgëzojmë KEDS-in për këtë renovim të rrjetit elektrik në fshatrat e lugut të Leshanit dhe kërkojmë që ky renovim të vazhdohet edhe në brendësi të fshatrave”, tha Nikqi. /Telegrafi/

Foto 1 Zahaq (1)

Foto 3 Zahaq

Foto 4 Zahaq