Kryeministri Zoran Zaev, sot në konferencë për shtyp në të cilën i publikoi emrat e drejtorëve që janë shkarkuar nga pozitat e tyre, ka folur edhe për rastin e fundit të cilin e hapi Prokuroria Themelore Publike.

I pyetur për përfshirjen e prokurores speciale Katica Janeve, Zaev tha se e respekton prezumimin e pafajësisë dhe çdo njëri sipas tij, është i pafajshëm, derisa të kundërtën nuk e konfirmon gjykata, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zaev tha se ekziston mundësia që në rastin “Haraçi”, Katica Janeva të jetë e keqpërdorur dhe të jetë viktimë. Ai tha se për këtë duhet të lejohet që Prokuroria ta bëjë punën e saj.

Kryeministri i vendit Zaev, deklaroi se nuk ka biseduar me prokuroren Katica Janeva, para se t’i merret telefoni celular.

Ai shtoi se të gjithë ata që kanë bërë keqpërdorime të pozitave zyrtare do të dalin para ligjit dhe do të ndëshkohen./Telegrafi/