LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Tani radhën e ka gjyqësia, nuk ka amnisti për askënd

Zaev: Tani radhën e ka gjyqësia, nuk ka amnisti për askënd

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sonte në marshin e organizuar nga partia e tij, para gjykatës tha se tani radhën për veprim e ka gjyqësia.

Ai ju bëri thirrje gjykatësve dhe prokurorëve të ndërmarrin përgjegjësi, pas miratimit të Ligjit të ri për Prokurorinë Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Tani gjyqësia e ka radhën, për këtë arsye jemi sonte këtu, ecim për drejtësi. Të gjithë lëndët do të kenë epilog gjyqësor. Të akuzuarve do t’u gjykohet në bazë të dëshmive, për çfarë indikacione ishin bombat. Nuk ka amnisti të fshehur për askënd. Populli ynë është i etur për drejtësi, për drejtësi të shpejt, për drejtësi juridike”, tha Zaev.

Ndryshe, sot LSDM me moton “Hapërojmë për drejtësi” organizoi marsh, ndërsa premtuan se do të ketë drejtësi dhe liri./Telegrafi/