LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Stevo Pendarovski, kandidati i përbashkët për qëllimet tona të përbashkëta

Zaev: Stevo Pendarovski, kandidati i përbashkët për qëllimet tona të përbashkëta

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në kongresin e 23-të të partisë së tij, tha se “partia e jonë me asnjëherë nuk hoqi dorë nga sfidat”.

“Kemi miqësi me të gjithë vendet, vendet tjera në shohin si shembull”, tha Zaev i cili shtoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet i maqedonasve, shqiptarëve, romëve, serbëve, turqve dhe të gjithë që jetojnë, njofton Telegrafi Maqedoni.


Zaev tha se tani kur e krijuam stabilitetin në vend, me anëtarësimin në NATO, vazhdojmë t’i bindim të gjithë investitorët dhe me 625 milion euro tashmë kanë nisur të rriten investimet e huaja në Maqedoninë e Veriut që është shumë më e madhe nga vitet e kaluara.

“E gjithë vëmendja jonë shkon te reformat e brendshme. Duhet të krijojmë kushte për jetesë në Maqedoninë e Veriut. Është obligim i jonë që të realizojmë premtimin për jetë më të mirë për qytetarët, sistem arsimor dhe shëndetësor më të mirë, paga më të mira” tha kryetari i LSDM, Zoran Zaev.

Kryeministri foli edhe për kandidatin presidencial dhe se të gjithë, maqedonas, shqiptarë, turq serb nga Struga në Kriva Pallankë e nga Tetova në Gjevgjeli janë bashkuar rreth kandidaturës së Pendarovskit.

“Kandidati i përbashkët për qëllimet tona të përbashkëta është shoku jonë Stevo Pendarovski”, tha Zaev duke thënë se kjo është zgjidhje për fitore ku qytetarët do të zgjedhin bashkimin dhe ku do të përmirësohet padrejtësia që ndodhit gjatë vitit 2014./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Kronika e Zezë
Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Lajme
Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Kronika e Zezë
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori