LAJMI I FUNDIT:

Zaev sot në Kuvend takon Selën dhe Kasamin, takim i ri edhe nga grupet e punës mes pushtetit dhe opozitës

Zaev sot në Kuvend takon Selën dhe Kasamin, takim i ri edhe nga grupet e punës mes pushtetit dhe opozitës

Ekipet punuese të pushtetit dhe opozitës sot do të mbajnë takim pune në përpjekje që të arrijnë pajtueshmëri për Ligjin për Prokurori Publike, me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i PSP-së.

Takimi është caktuar në ora 18:00 në Ministrinë e Drejtësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Dy palët edhe pse insistojnë në qëndrimet e tyre, thonë se bisedimet nuk kanë dështuar.

Përveç takimit të grupeve të punës mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së, sot paradite pritet që kryeministri Zoran Zaev të takojë edhe liderët e opozitës shqiptare, Bilall Kasamin dhe Ziadin Selën.

Ndërkohë, përveç këtyre takimeve përfaqësuesit e pushtetit pritet të takohen edhe me tetë deputetët e pavarur të OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/