LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Nëse nuk arrijmë deri më 6 shtator, ligji për PSP-në do të miratohet në mënyrë të detyrueshme

Zaev: Nëse nuk arrijmë deri më 6 shtator, ligji për PSP-në do të miratohet në mënyrë të detyrueshme

Prokuroria Speciale Publike do të ketë një të ardhme dhe nëse nuk e miratojmë propozim ligjin për vazhdimin e punës deri më 6 shtator, ekziston edhe mënyrë të padëshirueshme për të siguruar të ardhmen e saj, tha kryeministri Zoran Zaev nga foltorja e Kuvendit duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri komentoi si skandaloze propozimin e djeshëm të udhëheqësit të OBRM-PDUKKM-së, Hristijan Mickoski, që për prokuror kryesor të jetë Vlladimir Pançevski, ish-kryetari i Gjykatës Penale, i cili tani është pezulluar për shkak të abuzimit duke deleguar gjyqtarët.


“Është propozuar njeriu që manipulon me sistemin e shpërndarjes dhe u jep lëndë gjyqtarëve të përshtatshëm. Nikolla Gruevskin do ta propozojë nëse u lejohet. Çdo gjë që ata bëjnë është të bllokojë drejtësinë … nëse mundet që të mos i kenë këto 18 lëndë do të ishte e mrekullueshme. Nuk mund ta anashkaloni drejtësinë. Opozita ka arritur qëllimet e saj, ne kemi pranuar vërejtjet, por ajo nuk mund të kalojë nëpër linjat e kuqe. Ka prokurorë publikë dhe gjyqtar për këtë, ndërsa jo të tregoj Mickoski se kush duhet të jetë”, tha Zaev.

Mandati i PSP-së skadon më 15 shtator dhe zgjatja e punës së tij kërkon miratimin e një ligji të ri që kërkon votat e së paku 80 deputetëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori