Kryeministri Zoran Zaev, kryetari serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri Edi Rama sot paradite do të kenë takim trepalësh në Novi Sad.

Sipas njoftimeve të kabinetit të kryetarit serb, temë e mbledhjes do të jetë ndërlidhja e tregjeve të vendeve të rajonit dhe heqja e barrierave për biznes dhe liria e mallrave, njerëzve dhe shërbimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev mbrëmë arriti në Novi Sad, ku u prit nga kryetari i komunës, Milosh Vuçiveiq.

Zaev në rrjetin e tij social në ‘Facebook’ shkroi se është e mirëseardhur çdo nismë që përforcon bashkëpunimin rajonal dhe përshpejton eurointegrimin e Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/