LAJMI I FUNDIT:

Zaev kërkon mbështetjen e Rusisë dhe Kinës në Këshillin e Sigurimit

Zaev kërkon mbështetjen e Rusisë dhe Kinës në Këshillin e Sigurimit

Zyrtarët e lartë për politikë dhe siguri të jashtme të BE-së Federica Mogherini dhe eurokomisari për zgjerim Johannes Hahn priten që me 18 prill ta vizitojnë Maqedoninë, një ditë pas publikimit të raportit të progresit për vendet nga ana e Komisionit Evropian, shkruan Telegrafi MAqedoni.

Në preskonferencën e mbrëmshme në mes Zaev me Cerar u diskutua edhe marrdhëniet me Rusinë.

Është pyetur nëse presin veto nga ana e Rusisë dhe Kinës në Këshillin e Sigurimit pas ngjarjeve të fundi, pas largimit të diplomatit rus nga ana e Shkupit, Zaev deklaroi se nuk pret veto nga Moska dhe Pekini, derisa arrihet marrëveshja me Greqinë për emrin që do të dërgohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri i Sllovenisë deklaroi se tani është momenti kyç për zgjidhjen e emrit. /Telegrafi/