Ish-funksionari në disa qeveri dhe ish-lideri i NSDP-së, Tito Petkovski, ka dalaur me qëndrim mbi fjalimin e kreut të shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, në festimin qendror të 2 Gushtit - Ilinden, para monumentit të Metodija Andonov - Cento në sheshin "Maqedonia" në Shkup. Petkovski beson se presidentja nuk ka ndikim në jetën tonë shoqërore dhe politike.

"Arsyeja për këtë postim ishte fjalimi i saj i djeshëm, në të cilin, përveç lëvdatave të mëdha për politikën e jashtme të vendit, ajo bëri edhe një gafë të madhe. Duke dënuar qëndrimin e BE-së ndaj Maqedonisë, ajo vlerësoi se, citoj: "duke bllokuar Maqedoninë në rrugën e saj drejt BE-së, si Maqedonia ashtu edhe vendi që e bllokon atë humbasin në mënyrë të barabartë".


Gafa e saj konsiston në faktin se, vetëm pak orë para fjalimit të saj, nga Brukseli mbërritën dy informacione shumë të rëndësishme për Bullgarinë. Njëra është se "Bullgaria po merr mbështetje financiare në vlerë prej 960 milionë eurosh, si shpërblim për luftën e suksesshme kundër krimit dhe korrupsionit." Informacioni i dytë thotë se "Bullgaria është ekonomia e tretë me rritjen më të shpejtë në BE".

Për Maqedoninë, të gjithë e dimë se po humbet diçka që nuk do të zëvendësohet kurrë, pavarësisht se kur bëhemi (nëse bëhemi ndonjëherë) anëtar i BE-së.

Por nuk mund ta shoh dhe kuptoj se çfarë dhe ku po humbet Bullgaria.

Jam pak i frikësuar nga "konflikti" i ri me Bullgarinë, për vendin e tretë në ekonomitë me rritje të shpejtë në Evropë. BE-ja pretendon se Bullgaria e meriton vendin e tretë, ndërsa Mickovski, njeriu që me këmbëngulje, përkushtim dhe vazhdimësi shkatërron të ardhmen e vendit, pretendon të kundërtën", thotë Petkovski.

Ai shton se Presidentja e vendit nuk mund dhe nuk është e detyruar të lexojë gjithçka që publikohet, por anëtarët e kabinetit të saj, ndër të tjera, kanë një punë dhe duhej ta informonin presidenten në mënyrë që ajo të mos shkaktojë tallje midis njerëzve./Telegrafi/