LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Kërkesat e OBRM-PDUKM-së janë të papranueshme

Zaev: Kërkesat e OBRM-PDUKM-së janë të papranueshme

Kërkesat e OBRM-PDUKM-së, për qeveri teknike me mandat prej 100 ditëve sipas modelit të Përzhinos, për Prokuror Publik të ri dhe Komision anketues për referendum janë absolutisht të papranueshme, për kryeministrin Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“As nuk ka arsye, as nuk ka nevojë që të diskutohet për këto punë. Vetë institucionet kanë dhënë komentet e tyre. Të kërkohet komision i cila do ta rishikoj referendumin se a ka qenë i ligjshëm, se a ka ligjshmëri në zbatimin dhe kushte të ngjashme, ku kryetari i KSHZ-së është nga OBRM-PDUKM, ku në udhëheqjen e gjykatës nuk është ndryshuar asnjë anëtarë. Kërkesat e tilla i duan vetëm për vete”, tha Zaev.


Ai deklaroi se ka ngelur që në ditët në vijim të bisedojë me deputetët në Kuvend, siç tha, në një atmosferë normale dhe shoqërore.

Kjo do të jetë për vendin sepse Maqedonia nuk do të humb muaj, por shtoi se, gjithsesi ekziston mundësia që kjo situatë të zgjidhet nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat siç tha Zaev, nuk i dëshiron.

I pyetur se a do të bisedojë me liderin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoskin, kryeministri Zaev u përgjigj se nuk do të takohet me atë.

Në pyetjen se a mundet që opozita t’i bojkotojë zgjedhjet nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre, Zaev tha se nuk beson në këtë mundësi, sepse ai proces është rrumbullakësuar në takimin e liderëve me pranimin e qeverisë teknike dhe me atë absolutisht është rrumbullakosur procesi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori