LAJMI I FUNDIT:

Zaev–Hamaçek: Çekia mbështet Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në NATO dhe BE

Zaev–Hamaçek: Çekia mbështet Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në NATO dhe BE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot priti delegacionin qeveritar të Republikës së Çekisë të kryesuar nga zv. kryeministri i parë i Qeverisë në Pragë, Jan Hamaçek, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Çekia është vend i cili që nga pavarësia e vendit tonë na jep mbështetje të plotë, të rëndësishme dhe inkurajuese për zhvillimin e marrëdhënie jashtëzakonisht të mira. Kjo mbështetje vjen nga Qeveria e Republikës së Çekisë, si dhe nga populli i atij vendo, është me intensitet jashtëzakonisht pozitiv edhe në forumet ndërkombëtare, posaçërisht në Bashkimin Evropian, dhe vjen si mirënjohje për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për politikat e saj”, tha Zaev.


Kryeministri Zaev gjithashtu theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar në proceset reformuese euro-atlantike, në zhvillimin e konceptit “Një shoqëri për të gjithë”, në modelin maqedonas të zgjidhjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore për zgjidhje të çështjeve më të vështira si dhe lidhur me kontributin e bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Çekia në korrik të këtij viti e ndërmerr kryesimin me Grupin e Vishegradit të vendeve anëtare të BE-së nga Evropa e Mesme, dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, shton Zaev, është e bindur se edhe nga atje do të vijë mbështetja për vendimin për konfirmimin e datës për hapje të kapitujve për negociata për këtë vit. Impuls i fuqishëm në atë drejtim do të jetë edhe ratifikimi i Protokollit për inkuadrim në NATO të cilin parlamenti çek e paralajmëroi gjatë muajve në vijim.

“Si partnere e përkushtuar e vendit tonë lidhur me aspiratat për anëtarësim në BE, dy vendet tona mbeten fuqimisht të përkushtuara në zgjidhjen e përbashkët të interesit të posaçëm për BE-në, siç është, për shembull, kriza e emigrantëve. Dëshmi e fuqishme e këtij përkushtimi të përbashkët është Marrëveshja e nënshkruar dje për donacion në vlerë prej rreth një milion euro, që përfshin disa segmente të sigurisë për modernizim teknik dhe ripajisje të disa njësive organizative pranë MPB-së, me theks të posaçëm në problematikën e migracionit”, tha kryeministri Zaev

Zv.kryeministri çek Hamaçek në takim me kryeministrin Zaev e theksoi, ceket, bashkëpunimin jashtëzakonisht të rëndësishëm të forcave të sigurimit të të dy vendeve në kufi, dhe theksoi se Republika e Çekisë mbetet e hapur për këtë bashkëpunim edhe në të ardhmen, madje edhe kur kontrollin e kufirit do ta ndajnë policia e Maqedonisë së Veriut dhe forcat e bashkuara policore evropiane “Fronteks”.

Përveç këtij bashkëpunimi, zv. kryeministri çek e theksoi edhe bashkëpunimin mes ushtarëve të të dy vendeve në misionin e NATO-s në Afganistan, dhe theksoi se kontributi i deritanishëm i Republikës së Maqedonisë së veriut në sfera të interesit të BE-së, si dhe përparimi i reformave të brendshme, janë rekomandim i fuqishëm që Këshilli i ministrave të punëve të jashtme ta konfirmojë vendimin për hapje të kapitujve për negociata me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ceket në kumtesën e shërbimit qeveritar për shtyp./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori