Ani pse ka kontratë deri në verë me kryeqytetasit, ai kërkon largimin dhe shpreson në mirëkuptim të zyrtarëve të Hajvalisë.

“Nuk dua të qëndroj më në Hajvali. Arsyet janë personale dhe nuk kam asgjë me askënd, mirëpo nuk dua të qëndroj më në atë klub. Unë kam kontratë deri në qershor, mirëpo do të largohem qysh në këtë afat kalimtar”, theksoi fillimisht për SportPlus ai.


“Kam respekt të madh për trajnerin Ismet Munishin dhe kërkoj mirëkuptim nga të gjithë që të mi lëshojnë dokumentet që të mund të kaloj në ndonjë skuadër tjetër. Unë do të bisedoj me drejtorin e klubit, Xhavit Pacollin, sepse me atë kam nënshkruar kontratë. Besoj që të gjejmë një marrëveshje që të më ma japin fletëlëshimin, pasi me zor nuk mundet të më ndalë askush”, shtoi Zabërgja, i cili gjatë kampionatit ishte suspenduar njëherë nga kryesia e Hajvalisë, për shkak të mungesës së madhe në stërvitje.

Enis Zabërgja ka luajtur 13 ndeshje në stinorin vjeshtor, duke shënuar vetëm tre gola. Zabërgja në kohën sa luante për Hysin, ka qenë edhe shënuesi më i mirë në futbollin kosovar. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app