LAJMI I FUNDIT:

Z Mobile Prishtina pëson edhe nga Szolnoki Olaj, eliminohet nga FIBA Europe Cup

Z Mobile Prishtina pëson edhe nga Szolnoki Olaj, eliminohet nga FIBA Europe Cup

Prishtina e ka pësuar humbje e katërt në raundin e dytë të FIBA Europe Cup, kësaj radhe në Hungari nga Szolnoki Olaj me rezultat 89:76.

Pas kësaj humbje që është e katërta, Prishtina është eliminuar nga FIBA Europe Cup, edhe pse e zhvillon edhe një ndeshje me Pinar Karsiyaka.


Prishtina e nisi mirë takimin duke e mbyllur çerekun e parë në epërsi prej 23:20.

Dardan Berisha u tregua në formë duke shënuar pikët kryesore.

Në cerekun e dytë hungarezët ishin për një pikë më të mirë duke e mbyllur 20-19.

Pjesa e parë u mbyll 42-40 në të mirë të Prishtinës.

Edhe çereku i tretë ishte pothuajse i baraspeshuar, ku hungarezët e fituan me dy pikë epërsi, 19-17, duke u mbyllur me barazim 59-59.

Çereku i fundit tregoi dobësi dhe lodhje për Prishtinën, pasi që hungarezët shkuan deri në 10 pikë epërsi.

Ndeshja në fund u mbyll 89-76.

Dardan Berisha shënoi 31 pikë, ndërsa  u dalluan edhe Khalid Boukichou me 13 pikë dhe Kyan Anderson me 10 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori