LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Përçarjet në VV nisën nga Albini, si fushatë për t’i eliminuar politikisht disa njerëz

Ymeri: Përçarjet në VV nisën nga Albini, si fushatë për t’i eliminuar politikisht disa njerëz

Ish kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri nga Vetëvendosje, ka diskutuar për zhvillimet më të fundit në Lëvizjen Vetëvendosje, përçarjet dhe rreshtimet por edhe opsionet e mundshme për të dalë nga kriza që ka kapluar Vetëvendosjen.

Ymeri, në RTV21, ka thënë se problemi aktual i Vetëvendosjes ka filluar nga tetori i vitit 2016.


Sipas tij kjo ka filluar si një fushatë e cila është orientuar ndaj personave të caktuar, konkretisht tek Dardan Molliqaj. Ymeri tha se kjo fushatë ka qenë me dy akuza kryesore.

“ Njërën anë ka qenë akuza se njerëzit e caktuar dyshohet se o punojnë vetëdijshëm o pa vetëdijshëm për shërbime të huaja …gjë e cila nuk është faktuar kurrë dhe akuza tjetër ka qenë se ka një rehati të njerëzve nëpër pozicionet e tyre të cilët i keqkuptojnë ato pozicione sikur pushtet dhe i përdorin ato pozicione për të ushtruar pushtet përmbi organizatën, këto kanë qenë dy akuzat asnjëherë të faktuara”, tha ndër tjerash Ymeri.

Visar Ymeri po ashtu potencoi se për t’i ndalur këto fushata ka përpiluar një marrëveshje bashkë me Glauk Konjufcën të cilën ia kishin ofruar Albin Kurtit , por që sipas Ymerit kjo marrëveshje nuk është përfillur.

“ Deri në atë moment unë kam pasë një shpresë të jashtëzakonshme se problemi do të zgjidhet, pra kam mëndu se do të kemi mirëkuptim nga të gjitha palët sidomos nga Albini për të hequr dorë nga organizmi i kësaj fushate. Unë mendoj se Albini e ka nis edhe e ka nxit një gjë të tillë, natyrisht që nuk mund ta fajësoj për secilën mënyrë edhe secilën gjë…Ajo është nisur dhe mirëmbajtur nga Albini”, tha Ymeri.

Ai shtoi se refuzimi i kësaj marrëveshje për të ka qenë një gjë e keqe. Sipas tij po të bëhej ajo marrëveshje nuk do të ndodhin këto probleme. Ai po ashtu tregoi se kjo fushate ishte nisur për t’i eliminuar disa njerëz nga Vetëvendosje.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori