LAJMI I FUNDIT:

Ylli i West Hamit, Vladimir Coufal është përjashtuar nga kombëtarja çeke për ‘shkelje’ të rregullave të ekipit

Ylli i West Hamit, Vladimir Coufal është përjashtuar nga kombëtarja çeke për ‘shkelje’ të rregullave të ekipit

Mbrojtësi i West Hamit, Vladimir Coufal, është përjashtuar nga kombëtarja e Republikës Çeke për shkak të thyerjes së rregullave të ekipit.

31-vjeçari luajti 90 minuta në barazimin e Çekisë me rezultat 1-1 ndaj Polonisë të shtunën, rezultat ky që i ka dhënë një shtysë të madhe shpresave të tyre për kualifikim në Euro 2024.


Ishte bashkëlojtari i Coufal te West Hami, Tomas Soucek, ai i cili me golin e tij arriti t’ia fitojë një pikë me shumë vlerë shtetit të tij pasi paraprakisht Polonia kishte marrë avantazhin e para.

Por ky rezultat pozitiv është lënë nën hije për shkak të një përleshje që ka ndodhur brenda kampit çek mes Coufal, Jan Kuchta dhe Jakub Brabec.

Federata e Federatës Çeke njoftoi të dielën në mëngjes se treshja ishte larguar nga kombëtarja ‘me efekt të menjëhershëm’ pasi kishte ‘shkelur thelbësisht’ rregullat e saj.

“Tre lojtarë të ekipit kombëtar kanë shkelur rregullat e brendshme të kombëtares mbrëmjen e së shtunës”, thuhet në deklaratën e postuar nga Federata Çeke në platformën X.

Coufal e kishte bërë debutimin me fanellën e kombëtares në vitin 2017, teksa deri më tani numëron 40 paraqitje dhe ka shënuar një gol./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Kalo në kategori