eksperti-banner

Mbrojtësi i Uzbekistanit dhe Manchester Cityt, Abdukodir Khusanov, dha një shembull të jashtëzakonshëm sportiviteti gjatë ndeshjes kundër Kolumbisë në Grupin K të Kupës së Botës 2026.

Gjatë pjesës së parë, 22-vjeçari u përplas aksidentalisht me një kameraman pranë vijës anësore teksa po duelonte me Luis Diaz. Për ndërhyrjen e tij, arbitri e ndëshkoi me karton të verdhë.


Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen nuk ishte incidenti në vetvete, por mënyra se si Khusanov reagoi pas përfundimit të ndeshjes.


Mbrojtësi i Manchester Cityt i kërkoi falje kameramanit dhe i dhuroi fanellën e tij të nënshkruar, duke i thënë thjesht: “Më vjen keq”.

Gjesti i mbrojtësit uzbek është vlerësuar gjerësisht nga tifozët dhe mediat, duke u cilësuar si një moment i rrallë klasi dhe respekti gjatë debutimit historik të Uzbekistanit në Kupën e Botës.

Khusanov tregoi se sportiviteti dhe humanizmi janë po aq të rëndësishëm sa edhe ajo që ndodh në fushën e lojës. /Telegrafi/


telegrafi sport app