LAJMI I FUNDIT:

“Ylli i Davudit” në protestat e mbrëmshme pas dështimit të referendumit në Maqedoni (Foto/Video)

“Ylli i Davudit” në protestat e mbrëmshme pas dështimit të referendumit në Maqedoni (Foto/Video)

Pas rezultateve të para në lidhje me referendumin e djeshëm për marrëveshjen me Greqinë, disa nga aktivistët të cilët ishin deklaruar që të bojkotohet votimi, para Kuvendit të Maqedonisë organizuan festë.

Gjatë kësaj feste nuk munguan ushqimi, thirrje të ndryshme dhe këngët ruse. Por është vërejtur edhe “Ylli i Davudit”, i cili është i njëjtë me flamurin e Izraelit, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Ky është Ylli i Davudit që është vendosur në flamurin hebre, ne e vendosëm qëllimshëm si simbol se ne jemi sikur hebrenjtë, na përndjekin dhe duan të na asgjësojnë si popull. Prandaj, në njërin sup e ngjitëm yllin hebre, ndërsa në tjetrin diellin e Kutleshit, për shkak se ne maqedonasit, dëshirojnë të na asgjësojnë”, deklaroi për TV21 Vlladimir Kavadarkov nga Lëvizja “Rilindje maqedonase”.

Kavadarkov tha se ata nuk kërkuan leje nga komuniteti i hebrenjve në Maqedoni për ta shfrytëzuar simbolin e tyre, për shkak se, siç tha, hebrenjtë duhet të jenë krenarë se promovohet simboli i tyre. Disa nga hebrenjtë në Shkup e ndajnë të njëjtin mendim.

Por, komuniteti i hebrenjve në Republikën e Maqedonisë distancohet nga akti duke e vlerësuar si shfrytëzim të simbolit hebre për qëllime politike./Telegrafi/TV21/