LAJMI I FUNDIT:

Yjet shqiptare që do ta agjërojnë këtë Ramazan

Yjet shqiptare që do ta agjërojnë këtë Ramazan

Mund të duken njerëzit më të pabesueshëm për të ndjekur një regjim të fortë, siç është agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, por gjatë këtij muaji besimtarë të çfarëdo profesioni qofshin i nënshtrohen rregullave të Islamit.

Mes tyre, ndonëse për ne tingëllon pak e çuditshme, ka edhe shumë personazhe publikë. Siç janë këngëtarët për shembull, të cilët megjithëse gjatë stinës së nxehtë kanë muajt më të ngjeshur të punës me koncerte, përsëri nuk heqin dorë nga besimi dhe më besimtarët prej tyre nuk heqin dorë as nga agjërimi.


Magazina.al sjell disa nga emrat e këngëtarëve që do të agjërojnë gjatë këtij muaji, si: Leonora Jakupi, Violeta Kukaj, Jericho, Sidrit Bejleri, Gili, Big Mama, Adrian Gaxha, Lindon Berisha e Shpat Kasapi.

Po ashtu të devotshëm ndaj besimit islam janë edhe disa nga reperët shqiptarë, si Ledri Vula, Lyrical Son, Mc Kresha e Gold Ag, të cilët megjithëse të angazhuar me koncerte përsëri e kanë gjetur mënyrën për të agjëruar.

E njëjta gjë kishte ndodhur edhe me këngëtaren Çiljeta Xhilaga, e cila vitin e shkuar agjëroi “Natën e Kadrit”, ndonëse po atë ditë kishte një koncert në Himarë. Edhe këtë vit Çiljeta, e cila është e njohur në komunitetin mysliman për besimin e saj thotë se megjithëse e ka të vështirë të agjërojë të gjithë muajin, do të gjejë mënyrën për të agjëruar të paktën netët e ashtuquajtura të mira sipas besimit islam.

Po ashtu në mesin e të famshmëve që do të agjërojnë, janë edhe aktorët Naser Rafuna dhe Dardan Gashi. Mirëpo këtë vit gjërat kanë ndryshuar për dy këngëtaret, Teuta Kurtin e Arta Bajramin.

Ato janë besimtare të devotshme dhe kanë agjëruar përherë, ndonëse sipas tyre ky muaj, është më i bekuari dhe më i adhuruari. Arta Bajrami ka treguar për Magazina.al, se këtë vit për shkak të shtatzënisë nuk do të agjërojë. Po ashtu, edhe Teuta, e cila njihet për përkushtim të madh ndaj fesë islame, ka thënë se nuk do të agjërojë, pasi ajo pritet shpejt të bëhet nënë e dy binjakëve.

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Magazina
Kalo në kategori