LAJMI I FUNDIT:

Yjet nga Ukraina i shkruajnë Agim Ademit, kërkojnë përkrahjen e Kosovës për Andriy Pavelkon

Yjet nga Ukraina i shkruajnë Agim Ademit, kërkojnë përkrahjen e Kosovës për Andriy Pavelkon
Kreu i FFK-së, Agim Ademi

Përfaqësuesja e Kosovës ka mbyllur një vit tejet të suksesshëm duke mos pësuar asnjë humbje.

E falë rezultateve pozitive edhe respekti nga shtetet tjera për Kosovën është rritur ndjeshëm.


Së fundmi presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka marrë shumë letra të shkruara nga personalitete të shquara sportive në Ukrainë.

Andriy Shevchenko, Igor Belanov, Sergey Bubka, Vitali Klitschko dhe të tjerë i kanë shkruar numrit një të FFK-së.

Figurat e shquara të sportit ukrainas e kanë uruar Ademin për sukseset e Kosovës duke i ofruar bashkëpunim të ndërsjellë, ndërsa i kanë kërkuar përkrahjen për kandidatin e tyre, Andriy Pavelko për zgjedhjet për anëtar të KE të UEFA-s. /Telegrafi/