LAJMI I FUNDIT:

Yjet e Ligës Premier kërkojnë që ndeshja e Kolumbisë me Brazilin të anulohet nëse babai i Luis Diaz nuk lirohet

Yjet e Ligës Premier kërkojnë që ndeshja e Kolumbisë me Brazilin të anulohet nëse babai i Luis Diaz nuk lirohet

Kolumbianët, përfshirë yjet nga Arsenali dhe Brightonit, kanë kërkuar që përballja e ardhshme e vendit kundër Brazilit të pezullohet nëse babai i Luis Diaz nuk lirohet.

Sulmuesi anësori i Liverpool, Diaz, ka humbur dy ndeshjet e fundit të Reds, pasi prindërit e tij u rrëmbyen në Kolumbi.


Të dy prindërit e tij u rrëmbyen nga katër burra të armatosur në atdheun e tij më 28 tetor, me Fronti i Luftës së Veriut (ELN), i konfirmuar tani si grupi përgjegjës për rrëmbimin.

Prindërit e sulmuesit të Liverpool, Luis Diaz, janë rrëmbyer në Kolumbi – nëna është shpëtuar, babai mbetet në duart e rrëmbyesve
Lexo po ashtu Prindërit e sulmuesit të Liverpool, Luis Diaz, janë rrëmbyer në Kolumbi – nëna është shpëtuar, babai mbetet në duart e rrëmbyesve

Nëna e yllit të Liverpoolit, Cilenis Marulanda, është liruar që atëherë, por nuk dihet vendndodhja e babait të tij, Luis Manuel.

Kolumbianët tani po kërkojnë që ndeshje e ardhshme kualifikuese e Kupës së Botës kundër Brazilit të shtyhet, nëse rrëmbyesit nuk ndjekin planin e tyre të raportuar për të liruar babanë e Diazit.

Një grua qëndron pas rrëmbimit të babait të yllit të Liverpoolit
Lexo po ashtu Një grua qëndron pas rrëmbimit të babait të yllit të Liverpoolit

Ambasadori i Kolumbisë në Mbretërinë e Bashkuar, Roy Barreras, ka lëshuar që atëherë një mbështetje publike për të anuluar ndeshjen e 17 nëntorit.

“Nga Londra kërkojmë lirimin e babait të Lucho Diaz nga ELN para datës 17 nëntor dhe nëse nuk bëjnë, Kolumbia nuk do të luajë ndeshjen kualifikuese kundër Brazilit derisa ai të lirohet”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori