LAJMI I FUNDIT:

“Yaya Toure mund të transferohet në Itali, Spanjë ose te Unitedi”

“Yaya Toure mund të transferohet në Itali, Spanjë ose te Unitedi”

Agjenti i Yaya Toures, Dimitri Seluk ka zbuluar se ka folur me klubet në Itali dhe Spanjë pasi kontrata e mesfushorit me Manchester City përfundon këtë verë dhe nuk ka ndonjë interes të vazhdohet.

Dimitri Seluk ka konfirmuar bisedimet se nga dje kanë filluar bisedimet me skuadrat e interesuara për shërbimet e futbollistit të tij, ku figurojnë skuadra italiane dhe spanjolle, të cilët dëshirojnë të shfrytëzojnë mundësinë e transferimit me parametra zero.


Megjithatë, agjenti i futbollistit nga Bregu i Fildishtë ka treguar se klienti i tij mundet të përfundoj edhe tek rivalët e urryer të qytetit, Manchester United, pasi për të nuk do të kishte asnjë problem.

Formacioni i yjeve që janë futbollistë të lirë gjatë verës 2017 (Foto)
Lexo po ashtu Formacioni i yjeve që janë futbollistë të lirë gjatë verës 2017 (Foto)

“Nga dje ne kemi filluar zyrtarisht negociatat me klube të ndryshme në lidhje me të ardhmen e tij. Kemi pritur deri më 15 mars për atë që Manchester City do të thonë, por deri më tani nuk kanë thënë asgjë”, ka thënë fillimisht Seluk për Sky Sports News HQ.

“Para marsit, ne nuk kemi negociuar me askënd, sepse Yaya ka shumë kohë te City, kështu që ne kemi pritur. Por, ne nuk mund të presim deri në minutën e fundit, deri në qershor”.

Toure refuzon 500 mijë euro në javë, nuk është i interesuar të shkojë në Kinë
Lexo po ashtu Toure refuzon 500 mijë euro në javë, nuk është i interesuar të shkojë në Kinë

“Disa klube më kanë kontaktuar mua. Tani ne kemi tre opsione. Nuk flas për Yayan në Kinë ose MLS. Ai do të luajë në Evropë. Unë kam folur me klube në vende të ndryshme – si Italia dhe Spanja”, transmeton Telegrafi.

“I thashë Manchester Cityt që ne do të fillojmë negociatat me klubet e tjera për të ardhmen e Yayas. Pas kësaj, në qoftë se City duan, ata mund të fillojnë negociatat. Nëse ata nuk e duan atë, atëherë ne do të gjejmë një klub tjetër”.

“Yaya mund, nesër, të nënshkruajë kontratë me një klub tjetër pasi që për Manchester Cityn është tepër vonë”.

Unitedi mendon transferimin e Ozilit në verë
Lexo po ashtu Unitedi mendon transferimin e Ozilit në verë

“Manchester United? Pse jo? Jose Mourinho është një trajner shumë i mirë. Zlatan Ibrahimovic ka qenë së bashku me Yayan në Barcelonë.

“Unë e kuptoj këtë që dy klubet janë rivalë, por për mua, për shembull, kjo nuk është një problem nga Yaya ose nga unë. Ky problem do të jetë nga stafi i Manchester Cityt”, përfundoi agjenti i Toures. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori