LAJMI I FUNDIT:

Unitedi mendon transferimin e Ozilit në verë

Unitedi mendon transferimin e Ozilit në verë

Mesut Ozil mund të largohet gjatë verës nga Arsenali dhe të transferohet tek një rival i urryer i skuadrës londineze.

Mesfushori gjerman nuk është duke kaluar ditët më të mira këtë sezon me Arsenalin dhe një largim i tij në fund të sezonit po përflitet shumë.


Unitedi në bisedime të avancuara me Strootmanin
Lexo po ashtu Unitedi në bisedime të avancuara me Strootmanin

Reprezentuesi gjerman është jashtë kontratës në fund të sezonit të ardhshëm dhe ende nuk kanë rënë dakord për kushtet e një marrëveshje të re me skuadrën nga Emirates.

Kjo vonesë e nënshkrimit të marrëveshjes së re dhe krisjes së raportove me trajnerin Arsene Wenger ka bërë që skuadra të mëdha të vihen pas shërbimeve të tij.

Sipas Football London, rivalët e mëdhenj nga Liga Premier, Manchester United janë gati për të bërë një lëvizje gjatë afatit kalimtar veror për mesfushorin e Arsenalit, Mesut Ozil.

Këta janë 10 futbollistët më të mirë të transferuar nga La Liga në Ligën Premier (Foto)
Lexo po ashtu Këta janë 10 futbollistët më të mirë të transferuar nga La Liga në Ligën Premier (Foto)

Vonimi i marrëveshjes se re ka alarmuar trajnerin Jose Mourinho për disponueshmërinë e mundshme të Ozilit, me trajneri portugez i cili është i prirur për të bashkuar me një lojtar që e transferoi gjatë kohës së tij te Real Madrid. /Telegrafi/