LAJMI I FUNDIT:

Yankov: Bashkimi e meritoi fitoren, por asgjë nuk ka përfunduar

Yankov: Bashkimi e meritoi fitoren, por asgjë nuk ka përfunduar

Bashkimi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të “Play-Off” të Ligës Ballkanike duke bërë një hap të madh drejt “Final Four”.

Prizrenasit kanë triumfuar para shikuesve të vetë në palestrën sportive “Sezai Surroi” kundër Academic Bultex me rezultat 94-81.


Pas takimit ka folur asistenti i trajnerit të Academic Bultexit, Yordan Yankov, i cili ka përgëzuar për fitoren skuadrën mikpritëse.

“Unë dua të përgëzoj Bashkimin për fitore, ata luajtën shumë më mirë se në Plovdiv. Nuk kemi mundur ta ndalim Stutzin dhe Mossin”.

“Kemi luajtur keq në mbrojtje sidomos në çerekun e tretë të lojës. Por, ky është basketbolli – nganjëherë luani mirë, nganjëherë keq, por në Plovdiv do të luajmë për të fituar me më shumë se 13 pikë”, tha Yankov.

Pas triumfit ndaj Academic Bultexit, trajneri i Bashkimit: Janë edhe 40 minuta në Bullgari
Lexo po ashtu Pas triumfit ndaj Academic Bultexit, trajneri i Bashkimit: Janë edhe 40 minuta në Bullgari

Theksojmë se Eric Stutz ishte basketbollisti më efikas te skuadra vendase me njëzet pikë ndërsa te mysafirët u veçua Vasil Bachev me 19 sosh.

Theksojmë se ndeshja e dytë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 4 prill në Bullgari. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori