Pas smartfonit Xiaomi 13 Ultra, kompania kineze Xiaomi prezantoi edhe dy kompjuterë tabletë.
Bëhet fjalë për modelet Xiaomi Pad 6 dhe Pad 6 Pro, të cilat sjellin përmirësime në segmentet kryesore në krahasim me paraardhësit e tyre, përkatësisht procesorë të rinj, ekrane të përmirësuar dhe një dizajn të ri të frymëzuar nga telefonat e serisë Xiaomi 13.
Të dy tabletët kanë ekran 11 inç IPS LCD me një rezolucion prej 1800 x 2880 piksele, një shpejtësi rifreskimi prej 120 dhe 144 Hz dhe një format 16:10.
Pad 6 Pro mundësohet nga procesori kryesor i vitit të kaluar Snapdragon 8+ Gen 1, ndërsa Pad 6 merr një Snapdragon 870. Të dyja pajisjet përdorin MIUI Pad 14 bazuar në Android 13. Pad 6 Pro mundësohet nga një bateri 8,600 mAh me mbështetje për karikim 67W, ndërsa Pad 6 ka një kapacitet baterie prej 8,840 mAh me karikim më të ngadaltë 33W.
Pad 6 Pro mori një kamerë kryesore 50 MP dhe një kamerë të re selfie 20 MP me gjurmim automatik gjatë thirrjeve video. Pad 6 ka një kamerë të pasme prej 13 MP dhe një kamerë të përparme prej 8 MP. Të dy modelet vijnë me katër altoparlantë dhe teknologji Dolby Atmos.
Xiaomi prezantoi gjithashtu një tastierë të re dhe një stilolaps inteligjent të gjeneratës së dytë.
Pad 6 dhe Pad 6 Pro vijnë në të zezë, të kaltër dhe ari. Pad 6 me konfigurimin 6/128 GB kushton 291 dollarë, ndërsa versioni 8/128 GB kushton 305 dollarë. Konsumatorët do të mund të marrin gjithashtu modelin 8/256 GB për 349 dollarë.
Sa i përket modelit Pad 6 Pro, ai është i disponueshëm në konfigurimet 8/256, 12/256 dhe 12/512 GB dhe çmimet janë 392 dollarë, 435 dollarë dhe 480 dollarë.
Informacioni mbi disponueshmërinë në tregjet jashtë Kinës ende nuk është shpallur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNetflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Xiaomi paraqiti kërkesën për një tjetër telefon të palosshëm
Boston Dynamic prezanton robotin e ri qen i cili shfaqet duke kërcyer
Google Maps, pamje në 45 shkallë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe