LAJMI I FUNDIT:

Xhuli publikon pas një viti fotografinë kur ishte dërguar në spital gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova

Xhuli publikon pas një viti fotografinë kur ishte dërguar në spital gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova

Bukuroshja Juliana Nura, ka qenë një prej konkurrenteve më të zëshme të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Ende pas një viti, ajo vazhdon të komentohet për të bëmat e saj në shtëpinë më të famshme në Kosovë, ku ishte shquar si një prej konkurrenteve më të forta dhe kishte arritur deri në finale.


Së fundmi, Xhuli ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një prej momenteve më të pakëndshme, të ndodhura gjatë aventurës së saj në Big Brother VIP Kosova.

Juliana Nura (Foto: Juliana Nura/Instagram)

Bëhet fjalë për momentin kur bukuroshja drenicase ishte dërguar me urgjencë në spital nga shtëpia e BBVK në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim pas një helmimi.

"Ty nuk të merr askush për martesë, të duan vetëm për një natë", Shota dhe Xhuli 'përplasen' sërish me njëra-tjetrën gjatë darkës festive
Lexo po ashtu "Ty nuk të merr askush për martesë, të duan vetëm për një natë", Shota dhe Xhuli 'përplasen' sërish me njëra-tjetrën gjatë darkës festive

“Kjo ishte një vit më parë pas një problemi me stomakun që pata brenda spektaklit Big Brother VIP Kosova. Ku ka shkuar koha? Judjemi keni jetuar me mua për katër muaj”, shkroi Nura në Instagram.

Foto: Juliana Nura/InstaStory

Xhuli në finalen e madhe ishte renditur e treta, ku njëherësh kishte rezultuar femra më e votuar e atij edicioni, i cili u fitua nga reperi Arkimed Lushaj – Stresi.

Për eksperiencën e saj të suksesshme në Big Brother VIP Kosova dhe karrierën e saj në përgjithësi, Xhuli ka folur pak javë më parë në një intervistë ekskluzive për Telegrafin.

Nga video-skandali i famshëm te shkëlqimi në spektaklet televizive, Juliana Nura: Me gurët që më kanë hedhur, unë ndërtova kështjellën time
Lexo po ashtu Nga video-skandali i famshëm te shkëlqimi në spektaklet televizive, Juliana Nura: Me gurët që më kanë hedhur, unë ndërtova kështjellën time

Pas suksesit në BBVK, ajo pati një paraqitje të shkëlqyer dhe një rrugëtim mjaft të suksesshëm edhe në spektaklin e vallëzimit, ‘Dancing With The Stars Albania’. /Telegrafi/

Juliana Nura (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori