Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 1, Xhuli Nura mbetet ndër personazhet më të komentuara në media rozë.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku edhe numëron fansa të shumtë, e ndërkohë sjell imazhe të ndryshme provokuese.


Në disa foto të reja që ndau në Instagram, Xhuli u shfaq tejet atraktive teksa vuri në pah fizikun e tonifikuara e veshur me një fustan të kuq.

Screenshot 3 65 Foto: Juliana Nura/Instagram

Dukja e saj u kompletua edhe me dorëza me të njëjtën ngjyrë dhe këpucë me taka ngjyrë bezhë.

Flokët e gjata dhe të zeza i la në onde të lëshuara sipër shpatullave, ndërsa kishte një makijazh të theksuar me nuanca kafe.

Screenshot 1 98 Foto: Juliana Nura/Instagram

Modeles nga Drenica nuk i munguan komentet e shumta pozitive nga ana e admiruesve të saj.

Ndërkohë, kujtojmë që Xhuli aktualisht është bërë pjesë e spektaklit të vallëzimit "Dancing With The Stars Albania". /Telegrafi/