LAJMI I FUNDIT:

Xhufi: Skënderbeun po e shpërfytyrojnë sharlatanët (Video)

Xhufi: Skënderbeun po e shpërfytyrojnë sharlatanët (Video)

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu i shpërfytyruar nga sharlatanët, folkloristët e studiuesit, përballet me imazhin e vërtetë historik të tij

Historiani i njohur, Pëllumb Xhufi, në një intervistë për Report TV rrëfen për figurën e një strategu të madh që për 25 vjet e ktheu Arbërinë në një barrierë të sigurt ndaj kryqëzatave osmane që po mësynin në Evropë.


I specializuar në Historinë e Mesjetës, Xhufi ka një përgjigje për gjithë ata që debatojnë për rolin dhe vendin e Skënderbeut në historinë botërore, përfshirë edhe ata që e shpërfytyrojnë figurën e tij.

Disa vjet më parë historiani zviceran Oliver Schmitt botoi një libër ku mes të tjerash e konsideronte luftën e Skënderbeut si një hakmarrje personale dhe e quante një “Hero” të rremë, të fabrikuar nga punishtja politike evropiane”. Ndërkohë, Xhufi, duke shfletuar antikuarët shekullorë prezanton një imazh tjetër të Skënderbeut. /Shqiptarja/