0Shares

Me një fitore të lehtë të Bashkimit është hapur xhiroja e nëntë e Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja e zhvilluar sot ndaj Boreas në Pejë për prizrenasit kaloi pa histori, me epërsinë e konsiderueshme të krijuar që nga çereku i parë.

Kjo epërsi vazhdoi të thellohej edhe më tepër dhe takimi u mbyll me rezultatin final 49-106.

Fenomenal sonte për Bashkimin ishte Jamar Hanner, i cili arriti double-double prej 13 pikëve e 13 kërcimeve për vetëm 10 minuta lojë në pjesën e parë, ndërsa takimin në fund e mbylli me 19 pikë, 16 kërcime e 2 asistime.

Për të mos u harruar është edhe Samir Zekiqi, i cili po vazhdon paraqitjet e mira sivjet. Sonte Zekiqi luajti me 24 pikë, 4 kërcime e 5 asistime.

Te Borea u dalluan Shpend Gashi me 14 pikë, pesë kërcime e tre asistime dhe Sami Hajzeraj me 13 pikë, 9 kërcime e tre asistime.

Kjo ×tore është e gjashta për Bashkimin sivjet dhe e ngrit në krye momentalisht këtë skuadër, ndërsa Borea pas nëntë xhirove ka dy fitore dhe shtatë humbje. /borozani/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)