LAJMI I FUNDIT:

Xhesika Berberi kujton momentin e tërmetit: Më ka tronditur në shpirt

Xhesika Berberi kujton momentin e tërmetit: Më ka tronditur në shpirt
Xhesika Berberi (Foto: YouTube)

Xhesika Berberi ka udhëtuar nga ShBA drejt Shqipërisë ditën e djeshme, për të takuar familjarët e për të dhënë kontributin e saj për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Siç është njoftuar para disa ditëve, Xhesika së bashku me Adrola Dushin kanë ndërmarrë nismën e një fushate për të ardhur në ndihmë të mbijetuarve nga tërmetet, teksa kanë hapur një llogari ku njerëzit mund të dhurojnë sipas mundësive.


E ftuar në ‘Ftesë në 5’, Xhesika ka treguar se edhe pse nuk ka qenë në Shqipëri mëngjesin e 26 Nëntorit, e ka ndjerë shumë dhe ka qenë gjatë gjithë kohës në një ankth dhe tension shumë të madh.

Xhesika Berberi (Foto: YouTube)

“Gjithë kohën në shtëpinë time, eshtë ndjekur vetëm televizion shqiptar, vetëm lajme. Gjithë kohës kam ndjekur portalet dhe ishte shumë e dhimbshme dhe e tmerrshme të shikoje vendin tënd dhe njerëzit e tu në këtë dhimbje të tejskajshme”.

Adrola Dushi: Jemi 10 milionë shqiptarë, bashkë mund të bëjmë mrekullira
Lexo po ashtu Adrola Dushi: Jemi 10 milionë shqiptarë, bashkë mund të bëjmë mrekullira

“Nga familja ime gjithë janë shumë mirë, falenderoj Zotin. Disa nga kushërinjtë e mi kanë pësuar dëme por fatmirësisht janë vetëm materiale. Por është një dhimbje shumë e madhe, është një dhimbje shumë e madhe të shikosh këta njerëz se sa janë duke vuajtur, është një plagë e hapur, prandaj neve duhet të mblidhemi të gjithë bashkë, pasi të gjithë bashkë mund të bëjmë një ndryshim dhe mund t’iu japim pak shpresë këtyre njerëzve”, është shprehur Xhesika mes të tjerash.

Ajo ka treguar se kurrë më parë nuk ka ndjerë një emocion, një ndjenjë të tillë. “Më ka tronditur në shpirt”, thotë më tej modelja. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Kalo në kategori