LAJMI I FUNDIT:

Xherdan Shaqiri dhuroi një asistim maestral tek goli i dytë i Zvicrës ndaj Rumanisë

Xherdan Shaqiri dhuroi një asistim maestral tek goli i dytë i Zvicrës ndaj Rumanisë

Ylli me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri ka dhuruar një asistim fantastik në barazimin e Zvicrës ndaj Rumanisë të hënën mbrëma.

Zvicra ishte duke fituar 2-0, por në fund barazoi 2-2 ndaj Rumanisë në shtëpi në ndeshjen e vlefshme të Grupit I në kuadër të eliminatoreve për Euro 2024.


Golat për Helvetikët u shënuan nga Zeki Amdouni (28’, 41’), ndërsa për rumunët Valentin Mihaila (89’, 90+).

Megjithatë, goli i dytë i vendasve ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen dhe kjo për shkak të yllit shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Shaqiri ka dhuruar një asistim maestral me trinën e brendshme për Amdouni, duke e gjetur saktë sulmuesin e Zvicrës në një distancë prej rreth 30-40 metrave.

Asistimi i djaloshit nga Gjilani ka pushtuar tashmë rrjetet sociale, ndërsa nuk la pa zënë vend edhe në faqen zyrtare të UEFA-s. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kane zbulon mbrojtësit më të vështirë me të cilët është përballur në karrierën e tij

Kane zbulon mbrojtësit më të vështirë me të cilët është përballur në karrierën e tij

Bundesliga
Armando Broja drejt transferimit në Serie A

Armando Broja drejt transferimit në Serie A

Premier League
UEFA identifikon ndeshjen me rrezikshmëri të lartë për Euro 2024 - tifozët e këtij vendi janë

UEFA identifikon ndeshjen me rrezikshmëri të lartë për Euro 2024 - tifozët e këtij vendi janë "kafshë"

Përfaqësueset
Vendimi skandaloz i gjyqtarit tërboi lojtarët e Man Cityt, Haaland e humbi plotësisht durimin gjatë dhe pas ndeshjes

Vendimi skandaloz i gjyqtarit tërboi lojtarët e Man Cityt, Haaland e humbi plotësisht durimin gjatë dhe pas ndeshjes

Premier League
Ten Hag ka humbur mbështetjen e disa lojtarëve në dhomën e zhveshjes

Ten Hag ka humbur mbështetjen e disa lojtarëve në dhomën e zhveshjes

Premier League
Kosova në vazon e dytë në Ligën C të Kombeve, këta janë kundërshtarët e mundshëm

Kosova në vazon e dytë në Ligën C të Kombeve, këta janë kundërshtarët e mundshëm

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori