LAJMI I FUNDIT:

Xhemaili arrin marrëveshje me skuadrën zvicerane

Xhemaili arrin marrëveshje me skuadrën zvicerane

Blerim Xhemaili do të rikthehet përsëri aty ku e filloi karrierën, në kampionatin zviceran.

Mesfushori shqiptar ka ndërprerë kontratë me skuadrën kineze FC Shenzhen ende pa luajtur asnjë ndeshje.


Ai qëndroi në Kinë për rreth 10 muaj, por duke marrë parasysh ndërprerjen e kampionatit kinez ai nuk debutoi asnjëherë me këtë klub.

Gjithsesi pas dy muajve si futbollist i lirë, Xhemaili ka arritur marrëveshje me klubin e ri.

Mediat zvicerane kanë raportuar se shqiptari ka arritur marrëveshje me klubin e parë të tij në karrierë, FC Zurich.

Marrëveshja është arritur tanimë dhe zyrtarizimi i saj do të bëhet gjatë ditëve të ardhshme, sapo mesfushori të arrijë në Zvicër.

34-vjeçari është larguar nga Zurichu në vitin 2007 dhe që nga ajo kohë ka luajtur për shumë skuadra dhe kampionate të ndryshme.

Xhemaili sa ishte pjesë e Zurichut në vitin 2007

Bolton Wanderers, Torino, Parma, Napoli, Galatasaray, Genoa, Bologna, Montreal Impact dhe Shenzhen kanë qenë skuadrat e Xhemailit.

Xhemaili është njëri nga lojtarët më të vlerësuar në Zvicër, pasi ai ka luajtur 69 ndeshje me Përfaqësuesen helvetike ku ka shënuar 11 gola dhe do të jetë një transferim i madh për Zurichun.

Tek kjo skuadër Xhemaili do të bashkohet me bashkëkombësit e tij si Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli, Fidan Aliti e Toni Domgjoni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori