LAJMI I FUNDIT:

Xhaka thyen heshtjen dhe tregon arsyen pse veshi fanellën e Jasharit pas ndeshjes

Xhaka thyen heshtjen dhe tregon arsyen pse veshi fanellën e Jasharit pas ndeshjes

Granit Xhaka ka qenë emri më i përfolur në ndeshjen Zvicër – Serbi, edhe pse nuk shënoi fare.

Ylli kosovar ishte i jashtëzakonshëm në fushë, derisa arriti edhe të merret me serbët në momentin që ata provokonin.


Pas ndeshjes Xhaka festoi me fanellën e mesfushorit Ardon Jashari dhe e kishte kthyer përmbys.

Në momentin që shihet mbiemri Jashari, të gjithë mendojnë për komandantin legjendar, Adem Jashari dhe Xhaka sigurisht që e ka veshur për këtë arsyeje atë fanellë.

Por duke mos dashur të marrë ndonjë dënim, ai është prononcuar duke treguar arsyen pse festoi me fanellën e Jasharit.

“Jo, pa formim politik. Ardon Jashari erdhi në një ekip si lojtari më i ri, unë isha në të njëjtën situatë si ai, ai meriton respekt. Shihemi çdo ditë, kalojmë shumë kohë së bashku”.

“Unë gjithmonë vesh një bluzë me emrin e tij pas ndeshjes. Kështu bëra tani”, tha Xhaka.

Gjithsesi Xhaka mori çmimin si lojtari i ndeshjes dhe Zvicra në 1/8 e finales takohet me Portugalinë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori