LAJMI I FUNDIT:

Xhaka drejt rikthimit në Bundesliga, Leverkusen ka një plan për shqiptarin

Xhaka drejt rikthimit në Bundesliga, Leverkusen ka një plan për shqiptarin

Granit Xhaka rinovoi me Arsenalin deri në vitin 2024 verën e kaluar, por vështirë që mesfushori me origjinë shqiptare të qëndrojë aq gjatë në Londër.

Emri i tij është lidhur sërish me Romën, me Jose Mourinhon që vjet insistoi gjatë për shërbimet e 29-vjeçarit, ndërkohë që në skenë ka dalë edhe një klub gjerman.


Bayer Leverkusen po tenton të rikthejë Xhakën në Bundesliga, aty ku luajti me M’Gladbach në vitet 2012-2016, sipas raportimeve të gazetarit të njohur Ekrem Konur.

“Aspirinat”, që do të luajnë në grupet e Champions League sezonin e ri, po përgatisin një ofertë për ta marrë lojtarin e kombëtares zvicerane në huazim me të drejtë blerje për një shumë që duhet përcaktuar.