Xhaferi optimist se do të çbllokohet Kuvendi i Maqedonisë


Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi pret që në ditët në vijim të arrihet një zgjidhje për 35 mijë amandamentet e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, të propozuara nga OBRM-PDUKM-ja.
Në takimin e sotëm me gazetarë, Xhaferi tha se është në komunikim me grupet parlamentare, përfshi atë të OBRM-PDUKM-së, dhe mendon se një zgjidhje është afër.
Sipas tij, qëllimi kryesor është çbllokimi i Kuvendit, për të cilën thotë se nuk do të lejojë bllokimin.
Xhaferi thotë se debati i mundshëm për amandamentet do të thotë bllokim të Kuvendit./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/02/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































