LAJMI I FUNDIT:

Xhabir Zharku kthehet në Kosovë

Xhabir Zharku kthehet në Kosovë

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, është kthyer në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur, Nasim Haradinaj, Sekretar i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Haradinaj ka publikuar në Facebook një fotografi  sëbashku me Zharkun, duke thënë “po vijmë në Kosovë, po vijmë”.

Ndërkaq, ish- kryetari i Kaçanikut, Zhabir Zharku, ishte gjetur fajtor për veprat penale të detyrimit dhe armëmbajtjes pa leje dhe ishte dënuar me 3 vjet burg por ai nuk e ka mbajtur dënimin meqë është arratisur në Suedi.

Muajin e kaluar, Zharkut i është parashkruar dënimi me burg dhe tani ai është i lirë të vijë në Kosovë.

Zharku, kishte jetuar lirshëm në Suedi, derisa Suedia kishte njoftuar autoritetet kosovare se nuk mund ta ekzekutoj dënimin në këtë shtet sepse s’ka marrëveshje ndërshtetërore.

Njëjtë sikur Zharku, vite më parë në Kosovë u kthye edhe Leme Xhema, ish-drejtoreshë e PTK-së, sepse asaj i ishte parashkruar dënimi me burgim për keqpërdorim detyre.