LAJMI I FUNDIT:

Xavi do të vazhdojë revolucionin te Barcelona – ka shtatë emra në listën e transferimeve

Xavi do të vazhdojë revolucionin te Barcelona – ka shtatë emra në listën e transferimeve

Barcelona është duke u përgatitur që në verë të vazhdojë me revolucionin në skuadër.

Përderisa në janar bënë disa transferime me Xavin në krye të skuadrës, rezultatet efikase u kanë munguar.


Por, në afatin kalimtar veror, Blaugranasit po synojnë t’i bëjnë disa transferime dhe tashmë kanë në listë disa lojtarë.

Barcelona shkruan historinë në humbjen ndaj Vallecanos - por për të keq
Lexo po ashtu Barcelona shkruan historinë në humbjen ndaj Vallecanos - por për të keq

Në edicionin e sotëm, gazeta Sport thekson se janë shtatë nënshkrime që bordi drejtues dëshiron t’i mbyllë: një portier, një qendërmbrojtës,  një mesfushor me një profil më fizik dhe dy sulmues.

Sa i përket identitetit të lojtarëve që do të mbulojnë këto pozicione, gazeta thekson se ata janë portieri Inaki Pena (aktualisht i huazuar te Galatasaray), mbrojtësi Andreas Christensen (Chelsea) dhe mesfushori Franck Kessie (AC Milan) që kanë më shumë opsione për të zbritur në Camp Nou. Për sulmin, janë Robert Lewandowski (Bayern Munich) dhe braziliani Raphinha (Leeds United) që tingëllojnë më fort, por ka shtigje të tjera të hapura.

Së fundi, lista është ende shumë e gjerë dhe përfshin kandidatë të pothuajse të gjitha llojeve. Cesar Azpilicueta (Chelsea), Javi Galan (Celta de Vigo), Alex Telles (Manchester United), Alejandro Grimaldo (Benfica), Nicolas Tagliafico (Ajax), Alex Moreno (Real Betis). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori