LAJMI I FUNDIT:

Xavi pas eliminimit të Barcelonës: Ky është realiteti ynë dhe më zhgënjen

Xavi pas eliminimit të Barcelonës: Ky është realiteti ynë dhe më zhgënjen

Trajneri i Barcelonës, Xavi është shprehur i zhgënjyer pas humbjes nga Bayern Munichu dhe eliminimit të klubit katalunas nga grupet e Ligës së Kampionëve.

Barcelona u ndesh me Bayern Munich në Allianz Arena mbrëmjen e së mërkurës, ku i duhej fitorja për të kaluar tutje, por në vend të kësaj u mposhten 3-0 dhe duke qenë se Benfica mundi Dynamo Kyiv në ndeshjen tjetër të grupit, katalunasit mbeten në pozitën e tretë që i dërgon në Ligën e Evropës.


Ky eliminim i klubit nga Camp Nou vjen pas plot 21 viteve dhe është me të vërtetë i hidhur, aq sa e tregon edhe reagimi i trajnerit Xavi në konferencën pas ndeshjes.

Bayern Munich e shkatërron Barcelonën, katalunasit eliminohen nga Liga e Kampionëve që në fazën e grupeve
Lexo po ashtu Bayern Munich e shkatërron Barcelonën, katalunasit eliminohen nga Liga e Kampionëve që në fazën e grupeve

“Ata na kanë dominuar, ne gjithmonë duam të dominojmë dhe të nënshtrojmë rivalin tonë, por ka qenë anasjelltas”, ka thënë fillimisht Xavi pas ndeshjes.

“Ne duhet të kërkojmë më shumë nga vetja. Ne jemi Barcelona. Kjo duhet të jetë një pikë kthese për të ndryshuar dinamikën dhe shumë gjëra. Ne nuk kemi konkurruar. Kjo është Liga e Kampionëve”.

“Por, ky është realiteti ynë. Është situata me të cilën përballemi dhe duhet ta përballojmë situatën me dinjitet. Sot fillon një epokë e re dhe një fazë e re. Unë jam i zhgënjyer. Ky është realiteti ynë dhe më pengon. Por ne duhet të përballemi me të. Nuk ka rrugë tjetër”.

“Sot fillon një fazë e re dhe ne fillojmë nga e para. Objektivi ynë është Liga e Kampionëve, jo Liga e Evropës. Duhet të punojmë shumë. Nuk më pëlqen fjala dështim, sepse jemi përpjekur. Unë e dua këtë klub dhe do të jap jetën time për ta bërë atë të funksionojë”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori