LAJMI I FUNDIT:

Xavi e sheh më primare të mos pësojnë disfatë

Xavi e sheh më primare të mos pësojnë disfatë

Barcelona arriti të marrë një pikë në kuadër të javës së 25-të në La Liga, në përballjen që përfundoi 2-2 me Espanyolin.

Skuadra katalunase ia doli fare në fund të siguronte këtë pikë, falë golit të Luuk de Jong me kokë të shënuar në sekondat e fundit.


Sidoqoftë, Xavi është optimist që Barcelona do arrijë të fitojë trofetë e mbetur dhe këtë e konfirmoi pas barazimit.

Nuk ka fitues në derbin e Katalunisë - Barcelona fiton një pikë të vështirë ndaj Espanyolit
Lexo po ashtu Nuk ka fitues në derbin e Katalunisë - Barcelona fiton një pikë të vështirë ndaj Espanyolit

“A mund të garojë skuadra juaj? Ne mund të garojmë mirë, nuk jemi mposhtur në La Liga që nga dhjetori, do luftojmë për trofetë e mbetur”, ka thënë fillimisht ai.

“Që disa ndeshje të pamposhtur? Është e rëndësishme që të mos humbasim, por duhet të fitojmë pikët e plota dhe sonte mund ta bënim, ndjehemi të kafshuar”.

Notat e lojtarëve: Espanyol 2-2 Barcelona
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Espanyol 2-2 Barcelona

“Fituam një pikë, por ka shumë për të parë. Mund të fitonim sonte. Pranuam shumë dhe duhet të minimizojmë këtë gjë”, deklaroi më tej Xavi.

Barcelona momentalisht zë pozitën e katërt në tabelë me 39 pikë, plotë 14 prapa liderit Real Madrid, por kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/