LAJMI I FUNDIT:

Xavi i dashuruar në Gavin: Nëse është nevoja edhe do të mbledhim para për t’ia vazhduar kontratën

Xavi i dashuruar në Gavin: Nëse është nevoja edhe do të mbledhim para për t’ia vazhduar kontratën

Gavi është talenti i ri që ka filluar të lë gjurmë te Barcelona këtë edicion.

Mesfushori i talentuar spanjoll po shkëlqen me fanellën e gjigantit katalunas dhe Barcelona e ka për detyrë ta blindojë atë me kontratë të re.

E trajneri i ri i Barcelonës, Xavi Hernandez është i dashuruar si duket në lojën e talentit katalunas.

Xavi ka folur para ndeshjes me Sevillën për Gavin dhe kontratën e tij të re, duke thënë se nëse është nevoja do të mbledhin para për ta mbajtur atë në Camp Nou.

“Duhet të veprojmë tani për të nënshkruar kontratën e re. Nëse është e nevojshme ne do të mbledhim para për të, që ta bindim”.

“Ai, Ansu, Pedri dhe Araujo janë pjesë e rëndësishme e jona. Gavi është e ardhmja e klubit dhe drejtuesit po punojnë për të rinovuar me të”, deklaroi Xavi.

17-vjeçari ka zhvilluar 21 ndeshje këtë edicion me fanellën e Barcelonës, ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në tre të tjerë.

Vlen të theksohet se për talentin e madh kanë shprehur interesim skuadrat si Liverpool, Manchester City, Manchester United, Chelsea dhe Bayern Munich. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Transferimi i parë i Vincent Kompany tek Bayerni vjen nga Manchester United

Transferimi i parë i Vincent Kompany tek Bayerni vjen nga Manchester United

Bundesliga
Jose Mourinho identifikon top yllin e Barcelonës si transferimin e tij të parë tek Fenerbahce

Jose Mourinho identifikon top yllin e Barcelonës si transferimin e tij të parë tek Fenerbahce

Ligat tjera
Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Liga e Kampionëve
Qindra tifozë të Real Madridit bien pre e një mashtrimi të madh para finales me Dortmundin

Qindra tifozë të Real Madridit bien pre e një mashtrimi të madh para finales me Dortmundin

Liga e Kampionëve
Finalja e Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund 0-0 Real Madrid: Gjermanët humbin rast të qind për qind

Finalja e Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund 0-0 Real Madrid: Gjermanët humbin rast të qind për qind

Liga e Kampionëve
Sakrifica e top yllit të Real Madridit – ai do të luajë i sëmurë në finalen ndaj Dortmundit

Sakrifica e top yllit të Real Madridit – ai do të luajë i sëmurë në finalen ndaj Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori