LAJMI I FUNDIT:

Xavi i bën me dije klubit se është gati të ndajë rrugët me dy futbollistë të rëndësishëm gjatë verës

Xavi i bën me dije klubit se është gati të ndajë rrugët me dy futbollistë të rëndësishëm gjatë verës

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ndoshta nuk ka shumë impakt në marrëveshjet e klubit për transferime gjatë verës, por sidoqoftë ai nuk ka frikë që të marr vendime të mëdha.

Teksa presioni mbi supet e tij po rritet, dhe pothuajse i tërë faji për dështimet e klubit këtë sezon po i adresohet atij, duket se në fund të sezonit me shumë mundësi do jetë ai që do largohet dhe jo lojtarët e tij.


Gazeta katalanse Sport, raporton se ai ndihej më rehat me ekipin që kishte në dispozicion vitin e kaluar, se sa me futbollistët që i ka tani.

Kujtojmë se futbollistë si Ousmane Dembele, Jordi Alba dhe Sergio Busquets u larguan, ndërsa u afruan lojtarë si Joao Cancelo, Joao Felix dhe Ilkay Gundogan.

Nëse Barcelona e shkarkon, Xavi pritet të shkaktojë një situatë të paprecedentë
Lexo po ashtu Nëse Barcelona e shkarkon, Xavi pritet të shkaktojë një situatë të paprecedentë

Mësohet se Xavi i ka bërë me dije klubit që në rast se është e nevojshme që ata të shesin njërin nga lojtarët e tyre kyç, për të mundësuar transferimin e një lojtari tjetër, atëherë ai është i gatshëm që të heq dorë prej njërit nga Frenkie De Jong ose Ilkay Gundogan.

De Jong ishte njëri nga lojtarët më të mirë të Barcelonës edicionin që lamë pas dhe mbetet po ashtu njëri ndër më të rëndësishmit edhe këtë vit.Përkundër performancave të tij të mira, roli i tij në fushë duket se nuk po i ndihmon shumë Barcelonën në kontrollimin e ndeshjeve.

Barcelona gjen një rrugë për të fituar para – ato mund të përdoren për transferime
Lexo po ashtu Barcelona gjen një rrugë për të fituar para – ato mund të përdoren për transferime

Blaugranasit mund të marrin një shumë të madhe parash në rast se vendosin për shitjen e tij, por fillimisht duhet ta bindin holandezin që të pranojë largimin.

Gundogan në anën tjetër do të ishte një profit i pastër në aspektin e shitjes, pasi sapo e kanë blerë atë. Sidoqoftë, nuk është ende e ditur se sa para saktësisht do mund të përfitonin nga ai, për shkak se tashmë po i afrohet moshës 30-vjeçare dhe se performancat e tij nuk janë të njëjta si ato në Angli./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori