LAJMI I FUNDIT:

Xavi: Barca nuk do ta ndryshojë stilin e lojës që ka krijuar Cruyffi

Xavi: Barca nuk do ta ndryshojë stilin e lojës që ka krijuar Cruyffi
(Foto: Screenshot/Twitter/FC Barcelona)

Trajneri i Barcelonës, Xavi, është zotuar se do t’i qëndrojë besnik filozofisë së futbollit të vendosur nga legjendari Johan Cruyff duke thënë se nuk do ta ndryshojë ADN-në e skuadrës për shkak të një rezultati negativ.

Katalunasit u eliminuan nga Liga e Evropës duke pësuar nga Eintracht Frankfurti (3-2) në Camp Nou dhe shumëkush ka ngritur opinione se Blaugranët ndoshta duhet të ndryshojnë për të kërkuar rezultate dhe jo për ta zhvilluar stilin e tyre të lojës me mbajtje të topit, pasime dhe duke kërkuar golin me kombinime të shumta.

Megjithatë, trajneri aktual nuk sheh ndonjë arsye për ta ndryshuar një sistem, të cilin Barca e ka aplikuar në 30 vitet e fundit.

(Foto: Twitter/FC Barcelona)

“Me këtë stil i kemi fituar pesë Liga të Kampionëve. E ka krijuar Johan Cruyff. Ka dhënë fruta dhe rezultate. Duhet të përmirësohemi, por jo duke anuar. Duhet të besojmë, të korrigjohemi dhe të përmirësohemi. Nuk do ta ndryshojmë ADN-në tonë, sepse e kemi humbur një ndeshje apo një titull”, ka thënë Xavi.

‘Jemi ndier të plaçkitur në shtëpinë tonë’ – Xavi flet për humbjen nga Eintrachti dhe numrin e madh të tifozëve mysafirë
Lexo po ashtu ‘Jemi ndier të plaçkitur në shtëpinë tonë’ – Xavi flet për humbjen nga Eintrachti dhe numrin e madh të tifozëve mysafirë

Barcelona është 12 pikë prapa Real Madridi në garën për titullin e La Ligas (me një ndeshje më pak të zhvilluar) dhe është matematikisht akoma në garë, porse objektivi mbetet qëndrimi në top-katërshe dhe kualifikimi në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori