Real Madrid dhe Barcelona po hyjnë në El Clasico me një sërë shqetësimesh për shkak të dëmtimeve, dhe stafet teknike të të dy ekipeve po përpiqen të përcaktojnë formacionet titullare.

Megjithatë, Los Blancos e kanë vendosur tashmë mbrojtjen e tyre në të gjitha skenarët.


Real Madrid sapo ka mirëpritur rikthimin e Ferland Mendy në stërvitje të plotë pas gjashtë muajsh mungesë, por nuk pritet që ai të jetë faktor për momentin.

Trent Alexander-Arnold dhe Dani Carvajal po garojnë për t’u rikuperuar në kohë për El Clasico, me një optimizëm më të madh për këtë të fundit.

Mbrojtësi anglez gjithashtu ka postuar në Instagram duke lënë të kuptohet se rikthimi i tij është i afërt.

Megjithatë, as Carvajal dhe as Alexander-Arnold nuk do të merren në konsideratë për një vend titullari ndaj Barcelonës, për shkak të mungesës disa javëshe në të dy rastet.

Sipas ESPN, rikuperimi i të dy lojtarëve ka qenë pozitiv, dhe ka gjasa që të jenë pjesë e skuadrës, por Real Madrid nuk dëshiron të rrezikojë me asnjërin prej tyre.

Si rrjedhojë, Fede Valverde do të rikthehet në pozicionin e mbrojtësit të djathtë për El Clasico, dhe me shumë mundësi edhe ndaj Juventusit të mërkurën.

Plani është që Alvaro Carreras të nisë si mbrojtës i majtë, ndërsa Dean Huijsen do të formojë qendrën e mbrojtjes me Eder Militao.

Mbrojtësi spanjoll ende nuk është rikuperuar nga shqetësimet muskulore, dhe ka njëfarë shqetësimi që ai mund të mos jetë gati në kohë për El Clasico.

Megjithatë, ndjesia aktuale është se ai do të jetë i gatshëm. Vetëm në rast të një pengese do të rikthehet Raul Asencio në formacionin titullar përkrah Militaos./Telegrafi/