LAJMI I FUNDIT:

Wilshere: Wenger u shkarkua nga drejtuesit, nuk u largua nga Arsenali

Wilshere: Wenger u shkarkua nga drejtuesit, nuk u largua nga Arsenali
Arsene Wenger (Getty Images)

Ish-kapiteni i Arsenalit, Jack Wishlere ka treguar një histori të padëgjuar deri më tani, duke thënë se trajneri legjendar Arsene Wenger ishte shkarkuar nga drejtuesit e klubit londinez, teksa askush nuk e priste që kjo të ndodhte.  

Mesfushori anglez ka treguar rreth shkarkimit të Wengerit nga posti i trajnerit, teksa ishte duke folur për karrierën dhe vendosjen për largimin e tij nga Emirates.


“Isha në vitin e fundit të kontratës sime, dhe fola me menaxherin në atë kohë, Arsene Wenger. Ai më tha se ata nuk do të më ofrojnë një marrëveshje të re dhe që unë mund të largohem”, ka thënë fillimisht Wilshere për Football Focus.

Formacioni më i mirë i Wengerit te Arsenali - Nga Seaman e Adams, tek Vieira e Henry
Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i Wengerit te Arsenali - Nga Seaman e Adams, tek Vieira e Henry

“Por, në atë kohë unë u lëndova dhe ishte e vështirë, sepse nuk isha i aftë dhe nuk po luaja, dhe shumë ekipe nuk më donin pasi isha i lënduar”.

 Wilshere dhe Wenger (Getty Images)

“Kështu që unë vendosa të qëndroj, u ktheva në ekip dhe më në fund më ofruan një marrëveshje në janar e cila ishte e gatshme të nënshkruaj. Por, më pas Arsene u shkarkua”.

“Ishte e çuditshme, të gjithë u tronditën edhe kapiteni Per Mertesacker, tha disa fjalë, dhe unë mendoj se të gjithë ishin në shok”.

Wenger: Qëndrimi për 22 vite te Arsenali ka qenë gabimi më i madh në karrierë
Lexo po ashtu Wenger: Qëndrimi për 22 vite te Arsenali ka qenë gabimi më i madh në karrierë

“Ishte e çuditshme. Askush nuk e priste që kjo të ndodhte, por ndryshoi gjithçka, dhe desha të prisja të flisja me menaxherin e ri”.

“Unë e bëra, dhe ai ishte i shkëlqyer, ishte i sinqertë me mua. Më tha që mund të qëndrosh, por nuk do të jesh titullar, kështu që mendova se ishte koha e duhur për t’u larguar më në fund”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori