LAJMI I FUNDIT:

Wilshere tregon momentin kur ishte gati të largohej nga futbolli – tani po kërkon një klub të ri

Wilshere tregon momentin kur ishte gati të largohej nga futbolli – tani po kërkon një klub të ri

Jack Wilshere ka përshkruar atë që për pak e bëri atë të linte futbollin përgjithmonë dhe se i ka dhënë vetes një afat deri në këtë muaj për të ardhmen e tij.

Mesfushori konsiderohej një nga talentët e mëdha të gjeneratës së tij, por lëndimet kanë luajtur një rol të madh në karrierën e tij që nuk shkoi sipas planit.

Ish-anëtari i Arsenalit ka qenë pa klub që nga fundi i sezonit të kaluar, pas përfundimit të kontratës së tij me Bournemouth, dhe ai deri më tani ka pasur vështirësi për të marrë shumë oferta.

"Oh, do të ishte mirë" - Wilsheres i pëlqen ideja të luante jashtë Ligës Premier
Lexo po ashtu "Oh, do të ishte mirë" - Wilsheres i pëlqen ideja të luante jashtë Ligës Premier

Ai aktualisht është duke u stërvitur me ekipin e parë të Mikel Artetës, dhe ndryshe nga Pierre-Emerick Aubameyang, madje ndodhet në Dubai për kampin stërvitor të klubit.

Megjithatë, të qenit pa klub gati sa nuk e çoi ish-mesfushorin e Anglisë, i cili ishte në skuadër për Euro 2016, gati sa nuk e bëri atë të linte futbollin, pas ditëve kur ai sapo ishte shtrirë në shtrat.

“Isha në mohim”, deklaroi ai për Daily Mail. “Bëra një intervistë televizive në gusht dhe më pyetën për gjetjen e një klubi. Unë thashë: ‘Po, shpresoj se diçka do të ketë në javën e ardhshme apo më shumë'”.

Wilshere played in the Championship last season. Image: PA Images

“Vazhdoi dhe vazhdoi dhe unë rrëshqita… Nuk dua të përdor fjalën “depresioni”. Ka shumë njerëz në pozita më të këqija”.

“Por, unë kisha mendime depresive, negative. Do të shtrihesha në shtrat deri në mesditë, as nuk flija, vetëm po debatoja me veten. Për çfarë po stërvitem? Për kë po e bëj këtë? Isha i humbur”.

“Kam filluar rolin e trajnerit, por nuk kam qenë i përfshirë në asnjë klub. Thjesht rrija gjithë ditën. Madje më ka munguar Jeremy Kyle kur u anulua! Kjo është më e afërta që kam qenë për t’u larguar”.

“Si t'i shpjegoj djalit tim se asnjë ekip nuk më do?”, Wilshere vjen me një intervistë ku tregon histori interesante nga karriera
Lexo po ashtu “Si t'i shpjegoj djalit tim se asnjë ekip nuk më do?”, Wilshere vjen me një intervistë ku tregon histori interesante nga karriera

Kishte pasur disa biseda se Arsenali duhet të nënshkruante me ish-yllin e tyre, veçanërisht kur ata nuk kishin lojtarë dhe duhej të shtynte derbin e veriut të Londrës.

Ai beson se është ende mjaft i mirë për të luajtur në nivelin më të lartë të Anglisë, por nuk do të marrë një vendim se çfarë të bëjë deri në fund të afatit kalimtar aktual.

“Po. Jam i bindur se mund të merrem me anën fizike dhe të kem një ndikim”, shtoi Wilshere.

Wilshere last played in the Premier League for West Ham. Image: PA Images

“Gjithmonë kam thënë kur u ktheva në Arsenal se do të merrja një vendim për hapin tim të ardhshëm në fund të janarit. Kur të keni dalë nga loja, nuk e dini kurrë se në cilën drejtim do të shkojë”.

“Por, kjo më ka bindur se karriera ime nuk ka mbaruar. Trajneri është i klasit të lartë dhe unë nuk do të stërvitesha ende me ekipin e parë nëse do të ulja standardin ose nuk do të mund të vazhdoja”.

“Unë ende mund të mposht një njeri, dhe këta janë lojtarë të mirë. Kjo është një shenjë, për mua, që unë ende mund ta bëj atë dhe dua të vazhdoj ta bëj”, ka përfunduar Wilshere.

Wilshere flet për ndeshjen e jetës: Isha në tunel pranë Messit - Arsenali nuk e preku topin për 20 minuta, por një moment i imi ndryshoi gjithçka
Lexo po ashtu Wilshere flet për ndeshjen e jetës: Isha në tunel pranë Messit - Arsenali nuk e preku topin për 20 minuta, por një moment i imi ndryshoi gjithçka

Të qenit jashtë kontratës do të thotë që 30-vjeçari mund të nënshkruajë për këdo edhe kur afati i transferimeve i mbyllur, kështu që nuk ka nxitim për të.

Aktualisht asnjë klub i Ligës Premier nuk është i interesuar për nënshkrimin e mesfushorit, por ai shpreson të marrë një pasaportë qipriote, përmes gruas së tij, që do të thotë se një lëvizje në BE është më e lehtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori