LAJMI I FUNDIT:

Willian: Dua të qëndroj te Chelsea deri në moshën 40 vjeçare

Willian: Dua të qëndroj te Chelsea deri në moshën 40 vjeçare

Willian ka në plan të qëndrojë me Chelsea deri në të 40-tat e tij. Anësori brazilian, 31 vjeçar, mbetet pa kontratë gjatë verës, por dëshira e tij mbetet të mbetet në Londër.

Willian ka thënë për Sky Sports se dëshiron të mbetet në klub deri në moshën 40 vjeçare.


“Të gjithë e dinë se si e dua këtë klub dhe si kënaqem të luaj për Chelsean. Nëse mundem, do të qëndroj këtu deri në moshën 40 vjeçare, por futbolli nuk është gjithmonë kështu”.

“[Dua të qëndroj] sepse më pëlqen të luaj këtu. Nuk është vetëm vendimi im, ne duhet të vendosim së bashku me klubin. Ne kemi pasur disa bisedime”.

“Shpresoj se mund t’ju them djemve që do të qëndroj, por tani nuk mund të them”.

Willian është në Chelsea që nga viti 2013 dhe ka bërë 315 paraqitje me klubin, duke shënuar 57 herë dhe duke fituar dy tituj të Ligës Premier. /Telegrafi/