LAJMI I FUNDIT:

Wilder: Do të pres që Joshua ta thotë emrin tim pas meçit

Wilder: Do të pres që Joshua ta thotë emrin tim pas meçit
(Foto: Getty Images)

Deontay Wilder ka pranuar se do ta shikojë meçin ndërmjet Anthony Joshuas dhe Joseph Parkerit, dhe do të presë nëse boksieri britanik do ta paralajmërojë një duel me të.

Sonte (e shtunë, 31 mars) në Principality Stadium të Cardiffit zhvillohet dueli për unifikimin e titujve, IBF, WBA (Joshua) dhe WBO (Parker).


(Foto: Getty Images)

Fituesi do ta shkruajë historinë, ndërsa Wilder pret që AJ t’i tregojë planet e tij menjëherë pas meçit, natyrisht nëse del fitues.

Të gjitha lajmet për duelin JOSHUA vs PARKER
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për duelin JOSHUA vs PARKER

Boksieri amerikan është posedues i titullit WBC dhe natyrisht se Joshua do të dëshironte ta ketë edhe atë rrip, ndërkohë që të gjithë tifozët e boksit ëndërrojnë një duel mes Joshuas dhe Wilderit.

(Foto: Getty Images)

Wilder ka thënë se dyshon shumë nëse Joshua dëshiron të përballet me të, por dëshiron ta dëgjojë nga goja e kampionit se çfarë dëshiron të bëjë.

“Njerëzit duan të dëgjojnë se çfarë thonë boksierët, jo çfarë thonë promovuesit. Kjo gjë është bërë fëmijërore, shumë fëmijërore. Asnjëherë nuk kam menduar se do të më duhej të përjetoja kaq shumë gjëra për t’i unifikuar titujt ose për të siguruar një duel që e duan njerëzit”.

“Një meç mes meje dhe Joshuas është folur shumë më tepër sesa ai mes tij dhe Parkerit… Vetëm thuaj se nuk e do. Vetëm thuaj se nuk do të ndeshesh me mua. Madje mund të thuash se është meç të cilin e do, por nuk dëshiron që ta bësh tash”.

(Foto: Getty Images)

“Mirëpo, pas meçit? Do të shohim. Do të jem si të gjithë ju, duke qëndruar dhe duke pritur se a do ta thotë emrin tim. Do të jem ulur këtu në shtëpinë time duke menduar njësoj si ju: A do të thotë ai diçka për Wilderin? Kjo është pyetja e madhe”.

Të gjitha lajmet për Deontay Wilder
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Deontay Wilder

“Ajo që unë dua të ndodhë dhe ajo që do të ndodhë në realitet, janë dy gjëra të ndryshme. Unë dua që ai ta thotë emrin tim dhe do ta zhvillojmë përballjen një herë e përgjithmonë”, ka deklaruar Wilder për Sky Sports. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori