LAJMI I FUNDIT:

Wijnaldum gjithnjë e më afër Romës, pritet takim mes drejtuesve të dy klubeve

Wijnaldum gjithnjë e më afër Romës, pritet takim mes drejtuesve të dy klubeve

Georginio Wijnaldum mund të jetë goditja e ardhshme e Romës në tregun e transferimeve.

Mesfushori holandez nuk ka vend te Paris Saint Germain që i kanë bërë të qartë të gjejnë një skuadër të re.


PSG po kërkon 15 milionë euro për shitjen e lojtarit, por mund ta lejojnë edhe huazimin e tij për një vit me kusht që skuadra që do e marrë në huazim do ta ketë blerjen e detyrueshme.

Roma është skuadra favorite për të nënshkruar me holandezin dhe tanimë kanë nisur bisedat e para me PSG-në.

Giallorosët janë të etur për të nënshkruar me një emër të madh në mesfushë, derisa Wijnaldum pëlqehet shumë edhe nga Jose Mourinho.

Mediat italiane kanë raportuar se drejtuesit e dy klubeve do të kenë së shpejti një takim për të diskutuar rreth mundësisë që Wijnaldum ta vesh fanellën e Romës.

Megjithatë Roma po e kërkon vetëm si huazim holandezin me mundësi blerje në fund të sezonit dhe paga e tij të paguhet përgjysmë me PSG-në.

31-vjeçari aktualisht fiton mbi nëntë milionë euro në sezon dhe pritet që paga e tij të paguhet përgjysmë nga dy klubet dhe Wijnaldum të vihet nën urdhrat e Jose Mourinhos. /Telegrafi/