LAJMI I FUNDIT:

WhatsApp lanson veçorinë e ndarjes së videove HD për përdoruesit e Android

WhatsApp lanson veçorinë e ndarjes së videove HD për përdoruesit e Android

Veçoria e ndarjes së videove HD në WhatsApp ka filluar të lansohet për përdoruesit e Android, disa ditë pasi platforma e mesazheve në pronësi të Meta-s e bëri të mundur dërgimin e imazheve me rezolucion të lartë.

Deri më tani, WhatsApp ‘reduktonte’(madhësinë) e të gjitha videove të dërguara në platformë, gjë që rezultoi që marrësit t’i shihnin ato në rezolucion më të ulët, transmeton Telegrafi.


Ndonëse kjo ofroi përfitime të dukshme për sa i përket transmetimit më të shpejtë të skedarëve, si dhe përdorimit më të ulët të të dhënave dhe ruajtjes, aplikacioni i mesazheve tani do t’i lejojë përdoruesit të zgjedhin të dërgojnë video specifike me rezolucion të lartë.

Me këtë përditësim për përdoruesit e Android, në aplikacion tani shfaqet një ikonë HD në krye të ekranit kur zgjedh një video për ta ndarë me të tjerët. /Telegrafi/