LAJMI I FUNDIT:

West Side Family befasojnë adhuruesit e tyre të vegjël

West Side Family befasojnë adhuruesit e tyre të vegjël

Grupi i dashur nga të rinjtë dhe jo vetëm “West Side Family” çeli puntatën e natës së sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur”.

“West Side Family“ ishin ftuar këtë të shtunë nga moderatorja Arbana Osmani për të surprizuar gjashtë fëmijë të cilët i pëlqenin ata.

Rikthimi i grupit në tregun muzikor është shoqëruar me disa hite, një prej të cilave është kënga “Komshija”, që pëlqehet shumë edhe nga fëmijët. Për të takuar grupin, ata duhet të kalonin disa prova. Prova e parë ishte që fëmijët të këndonin këngën “Komshija”, të cilën e kaluan me sukses.

Dy provat e tjera ishin përzgjedhur nga Landi dhe Miri dhe lidheshin me pasionet e tyre, ku njëra kishte të bënte me aktivitetin fizik (bërjen e disa pompave) ndërsa tjetra me ushqimin (konsumimin e një krepi me çokollatë). Landi tha se e kishte zgjedhur këtë provë për t’u dhënë fëmijëve mesazhin që duhet të merren me aktivitet fizik për të pasur një jetë më të shëndetshme.

Prova e fundit ishte zgjedhur nga prindërit ku fëmijët duhet të palosnin disa rroba. Pavarësisht se u tha që vetëm fituesi do të takonte grupin, Arbana u dha mundësinë të gjashtë fëmijët që të takonin djemtë e grupit. /tch/

Në trend Magazina

Më shumë
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori