LAJMI I FUNDIT:

Wesley Sneijder tregon momentin e saktë kur Ten Hag humbi respektin e lojtarëve të Man United

Wesley Sneijder tregon momentin e saktë kur Ten Hag humbi respektin e lojtarëve të Man United

Ish-legjenda holandeze Wesley Sneijder, i ka treguar Erik ten Hagut momentin e saktë kur ai humbi respektin e të gjithë atyre që duan Manchester Unitedin.

Ten Hag është nën një presion jashtëzakonisht të madh tek Unitedi, pasi klubi me shumë gjasa nuk do të jetë në gjendje të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.


Unitedi është momentalisht në pozitën e gjashtë në Ligën Premier teksa kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në përfundim të kampionatit, dhe disa ndryshime të mëdha janë planifikuar që të bëhen nga Sir Jim Ratcliffe dhe INEOS në fund të këtij sezoni zhgënjyes.

Man Utd i hapur t'i dëgjoj ofertat për Rashford, tre top klube duan anglezin 
Lexo po ashtu Man Utd i hapur t'i dëgjoj ofertat për Rashford, tre top klube duan anglezin 

Por, me të ardhmen e Ten Hag që mbetet krejtësisht e paqartë, ish-reprezentuesi holandez Wesley Sneijder, ka treguar momentin kur Ten Hag ‘humbi respektin e të gjithëve’.

Ish-ylli i Interit dhe Real Madridit, i cili ishte shumë pranë transferimit tek Unitedi, beson se përplasja e tij me Cristiano Ronaldon ishte ajo që bëri që gjërat të shkojnë keq.

“Ai tashmë kishte bërë një gabim kur u përplas me Ronaldon. Ai e humbi respektin e të gjithëve aty. Ai mendoi se kjo do të funksiononte në një mënyrë tjetër, por natyrisht jo. Lojtarët në dhomën e zhveshjes menduan, ‘A është ky njeri i çmendur’”, ka thënë Sneijder.

Pas përplasjes së Ronaldos me teknikun holandez, 38-vjeçari eventualisht më pas u largua nga ‘Djajtë e Kuq’ gjatë afatit kalimtar të janarit, për t’u transferuar në Arabinë Saudite tek Al Nassr./Telegrafi/